Trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj ka analizuar në studion e MCN Informacion ekipet shqiptare, merkaton dhe pretendimet e tyre për sezonin e ri. Ai tha se sheh Egnatian dhe Dinamon si dy skuadrat e pozicionuara më mirë. 

Egnatia është skuadra e kampionatit që ka luajtur. Nuk ka bërë blerje shumë. Partizani ka pasur një skuadër të mirë. Ka pasur pak luhatje në sulm, por me një manovër të mirë, turin e parë e ka të kalueshëm. Ne kemi cilësi futbolli më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. 

Debati Bashki- Vllazni? Ishte një diskutim i palogjikshëm brenda klubit dhe bashkisë. Ka lënë shije të keqe. Ishte diçka e keqe, por na pastë marrë të keqen. 

Tekniku Martini ka qenë i fokusuar te ndërtimi i skuadrës. Ardhja e disa lojtarëve është pozitive. E ardhmja ka për të qenë e mirë. 

Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat me pritshmëritë më të mëdha”- është shprehur Nikaj.