Abaz Karakaçi është kthyer në një nga protagonistët absolut të Elbasanit me gola nga java në javë edhe pse luan si mesfushor. Në fitoren ndaj Korabit shënoi golin e barazimit me anë të 11-metërshit. Pas ndeshjes ai dha një prononcim për MCN TV ku u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren.

“Korabi është ekip i fortë, na ka mundur në fushën e vet neve dhe Bylisin. Kemi objektiva të tjera dhe do të fitojmë çdo ndeshje në fushën tonë, nuk diskutohet.

Kemi probleme me pësimin e golave, jemi gjithë kohës për të shënuar gola, sulmojmë çdo ndeshje dhe lëmë hapsira prapa, por duhet rregulluar.

Jam i kënaqur për golin, dedikimi i shkon djemve të ekipit. Falenderoj çunat pasi janë të nivelit të Superiores, falenderoj edhe trajnerin për besimin.