Klubi i Vllaznisë dhe Bashkia e Shkodrës kanë disa përplasje, përsa i përket stadiumit “Loro Boriçi”. Kuqeblutë publikuar sot një deklaratë fillimisht, për ta pasur me shkresën e FSHF-së për Bashkinë Shkodër në shkurt.
Pjesë e shkresës është fakti që Shqipëria do të organizojë Europianin U-21 me Serbinë, dhe UEFA pret që në stadium të mos ketë devijime nga projekti sportiv.
Njoftimi i Vllaznisë:
Në lidhje me polemikat e krijuara së fundi për stadiumin “Loro Boriçi” dhe funksionin që ai duhet të luajë, për transparencë dhe informim të opinionit sportiv, po publikojmë shkresën zyrtare që FSHF i adresoi pak muaj më parë Bashkisë Shkodër duke i kujtuar se nuk mund të ketë devijime nga projekti sportiv i destinacionit të këtij impianti.
