Anglia është tronditur nga një ngjarje tragjike. James Hitchcock, portieri i Barton Town FC, ka ndërruar jetë pas një sulmi. Ai ka rënë pre e agresionit gjatë një mbrëmjeje jashtë, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Hitchcock u plagos të dielën e kaluar gjatë një sulmi në stacionin hekurudhor të qytetit dhe ndërroi jetë të mërkurën në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë. Policia ka bërë të ditur se një tjetër futbollist është arrestuar në kuadër të hetimeve.

Bëhet fjalë për Mckenzie Dicicco, një sulmues me përvojë në klube të ndryshme të vogla, i cili është arrestuar dhe akuzuar për vrasje dhe përleshje.