Diten e neserme ka qene percaktuar zhvillimi i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare te Atletikes, por gjithçka eshte anulluar sepse Ministria e sportit ka vendosur t’i shtyje per nje date tjeter ngaqe ka verejtur disa shkelje ne proceduren e organizimit te saj. Por nderkohe, njeri prej kandidateve per postin e presidentit, pikerisht ish- kampioni i Europes Izmir Smajlaj ka reaguar diten e sotme permes nje postimi ne lidhje me kete shtyrje te dates se zgjedhjes.

Sipas tij, gara eshte me e bukur me nje kundershtar dhe per kete arsye ai eshte nr pritje te caktimit te dates se re te zgjedhjeve ku padyshim qe do te kerkoje fitoren per postin e larte te atletikes shqiptare. Ja çfare shkruan Smajlaj ne postimin e tij:

“I drejte ne sport, i drejte ne gare, i drejte ne jete!

Ashtu siç jam mesuar ne sportin tim, gara eshte me e bukur me kundershtar te nivelit tend. Andaj, ndjej te bej kete reagim te shkurter online, ne lidhje me procesin zgjedhor te kandidimit per “President I FSHA“ me ane te cilit u njoftova dhe vete pak çaste me pare, ku komisioni zgjedhor ka caktuar te shtyj zgjedhjet e neserme per nje moment te dyte sipas ligjit te sportit dhe sepse, zyra e avokatise kerkoi me teper kohe qe te qartesoj kete ceshtje qe te jemi te gjithe konform ligjit.

Deri atehere, dua t’iu falenderoj e ju perulem te gjitheve per mbeshtetjen e shumte ndaj kesaj deshire te re timen, per mesazhet e ngrohta dhe per qartesimin e shume-kerkuar te se drejtes te cilen e kam provuar shpesh here mbi kurrizin tim!”