Xabi Alonso i ka idetë e qarta. Ai që tani e ka bërë planin sesi do të luajë Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

Afrimet spektakolare të verës ishin Dean Huijsen dhe Trent Alexander-Arnold, më pas talenti Mastantuono.

Kupa e Botës për Klube do të shërbejë si test për trajnerin spanjoll, por gjithsesi ai i ka idetë e qarta që tani për 11-shin e titullarëve madrilenë.

Sistemi i Real Madridit do të kthehet në 4-2-2-2. Huijsen dhe Trent do të jenë titullarë. Me siguri, edhe talenti Mastantuono. Mbappe dhe Vinicius do të luajë së bashku në majën e sulmit./telesport/