Sokol Cikalleshi i dha fund ditën e sotme aventurës 4-vjeçare me skuadrën e Koniasporit në elitën e futbollit turk. Sulmuesi kavajas tashmë do të provojë një tjetër eksperiencë! “Panorama Sport” zbulon se kampionati iranian do të jetë destinacioni i radhës i Cikalleshit.

34-vjeçari ka firmosur me skuadrën e Traktorit, që militon në elitë dhe ka fituar 2 herë Kupën.

Kjo skuadër drejtohet nga trajneri kroat Dragan Skoçiç, ndërkohë që vlera e lojtarëve në Transfermarkt shkon 14.25 milionë euro.

Në të kaluarën me skuadrën e Traktorit është aktivizuar edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj. Bëhet fjalë për sezonin 2014-2015.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Cikalleshit në kampionatin iranian teksa më herët është aktivizuar në Shqipëri, Kroaci, Korenë e Jugut dhe Arabinë Saudite.