Do të hidhet sot në ora 15:00 në Nion të Zvicrës shorti i turit të dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”, në të cilin siç dihet merr pjesë edhe Vllaznia, e cila në turin e parë arriti të eliminonte ukrainaset e Kolos Kovalivka me dy fitore me të njëjtin rezultat në ndeshjet që u luajtën në stadiumin “Loro Boriçi”.
32 skuadrat që do të jenë pjesmarrëse në turin e dytë, do të ndeshen me njëra- tjetrën në bazë të shortit që do të hidhet sot, me sistemin vajtje- ardhje në datat 7-8 dhe 14-15 tetor. Ato janë ndarë në dy vazo në bazë të koefiçentit dhe Vllaznia në bazë të pikëve të grumbulluar në sezonet e kaluar, ndodhet në vazon e parë.
Po kush janë kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë në turin e dytë të “Europa Cup”? Shorti është i lirë dhe kundërshtar i mundshëm i Vllaznisë mund të jetë secila prej 16 skuadrave të mëposhtme. Kuptohet që secili prej tyre ka emrin dhe historinë dhe shkodranet mund të luajnë duke filluar nga Ferencvarosi e për të vazhduar me emra të tillë si Inter, Austria Wien, PSV Eindhoven, Sporting etj.
Pavarësisht kundërshtarit me të cilin do të ndeshen, Vllaznia siç janë shprehur edhe drejtuesit e saj, do të tentojë kualifikimin në turin e tretë të këtij kompeticioni europian që këtë sezon zhvillohet për herë të parë.(www.shkodrasport.com)
Kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë:
Ferencváros (HUN)
Fortuna Hjørring (DEN)
Breidablik (ISL)
HB Køge (DEN)
Hammarby (SWE)
Inter (ITA)
Dinamo-BSUPC (BLR)
Sporting CP (POR)
Braga (POR)
PSV Eindhoven (NED)
Austria Wien (AUT)
Slovácko (CZE)
Nordsjælland (DEN)
GC Frauenfussball (SUI)
YB Frauen (SUI)
GKS Katowice (POL)