Momente te bukura per futbollistin me te ri te Vllaznise Cristian Dros. Diten e sotme ai eshte prezantuar tek ekipi shkodran, e bashke me te, po sot ka ardhur edhe ftesa nga kombetarja e Moldavise per dy ndeshjet e shtatorit.
Behet fjale per ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian 2026 qe Moldavia do te luaje me 5 shtator ne shtepi ndaj Izraelit dhe me 9 shtator ne transferte ndaj Norvegjise.
Ne kete menyre, Dros do te jete i angazhuar me kuqeblute ne dy ndeshjet e para te kampionatit, ato ndaj Egnatias dhe Dinamos e me pas me 1 shtator duhet te paraqitet ne grumbullimin e kombetares moldave.
Padyshim qe ardhja e tij te Vllaznia eshte nje plus jo vetem per skuadren kuqeblu por edhe per vete lojtarin sepse do te luaje me nje nga ekipet me te mira dhe me me tradite te futbollit shqiptar dhe ky eshte nje bonus per te, per paraqitjet e ardhshme ne kombetare.(www.shkodrasport.com)
