Sot vete ai ben detyren e trajnerit dhe padyshim qe mundohet ta beje sa me mire dhe sukseset nuk i kane munguar. Edi Martini eshte munduar te ndjeke modele te ndryshme suksesesh dhe me shume mundesi, ka marre diçka edhe prej ketij trajnerit me te cilin eshte ne foto.

Behet fjale per rumunin shume te njohur Mircea Lucescu i cili perpos drejtimit te kombetareve te Rumanise e Turqise, ka qene edhe ne krye te skuadrave te klubeve te njohura si Inter etj.

Kjo foto i takon dates 1 gusht e vitit 2001 dhe eshte nxjerre nga arkiva e gazetes “Shkodra Sport”. Eshte shkrepur nga fotoreporteri i njohur Engjell Gjolaj perpara ndeshjes se kthimit te vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes ne mes Vllaznise dhe Gallatasarajt, luajtur ne stadiumin “Qemal Stafa” te kryeqytetit.

Martini i cili nuk luante ne kete ndeshje, ka shfrytezuar njohjen e meparshme me teknikun e njohur dhe si rrjedhoje ka biseduar per minuta te tera me te ne pisten e stadiumit kombetar. Lucescu drejtonte ne ate kohe ekipin kampion te Turqise, Gallatasarajn.

Ndeshja e pare e luajtur ne Stamboll siç dihet u pat fituar nga vendasit 2-0, ndersa ne ndeshjen e kthimit fillimisht shenoi Vioresin Sinani per Vllaznine, por me pas barazoi Umit Karan per turqit dhe me daljen me karton te kuq te Ilir Dibres ne minuten e 40-te gjithçka u be me e lehte per djemte e drejtuar nga Lucescu qe e fituan kete ndeshje me rezultatin 4-1./SHKODRA-SPORT.COM/