Beselidhja e Lezhes ne basketboll per meshkuj nuk ndalet. Ajo ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me merite dhe e vetme renditjen pas javes se 15-te te kampionatit.

Mbremjen e sotme, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit ‘Asllan Rusi” te kryeqytetit djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kane mundur me rezultatin 83-54 ekipin Kamza Basket, i cili eshte i pozicionuar ne vendin e trete te renditjes.

Nje fitore pergjithesisht e lehte ndaj nje rivali i cili duhet thene se vetem ne 10 minutat e para e rivalizoi ne njefare menyre dhe ato u mbyllen ne shifrat 21-18 ne favor te Beselidhjes. Ne te dyten epersia e saj u thellua dhe si rrjedhoje pas fitores serish 28-18, dy ekipet shkuan ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 13 pikesh ne favor te lezhjaneve.

Ne perioden e trete Kamza e rriti disi lojen dhe e mbylli ate 17-16 duke krijuar njefare shprese se ndeshja mund te rihapej por nuk do te ndodhte keshtu. Beselidhja do ta fitonte perioden e katert ne shifrat e thella 18-1 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 83-54.

Fitorja me 29 pike diference ndaj nje skuadre qe duhet te konsiderohet rivale ngaqe mban vendin e trete ne renditje sigurisht qe tregon formen shume te mire qe po kalon Beselidhja. Pikeshenuesi me i mire per te ne kete ndeshje ka qene amerikani Jordan Xavier Donald Robinson me 30 pike te shenuara./SHKODRA-SPORT.COM/