Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit merr masa të rrepta ndaj presidentit të Laçit Pashk Laska, i cili është pezulluar me 8 ndeshje dhe me 6 muaj provë, për gjestet që ka kryer në sfidën ndaj Teutës.

Laska nuk ka qenë dakort me vendimet e gjyqtarit Juxhin Xhaja dhe shkak për këtë kanë qenë kartonët e verdhë që kanë marrë tre futbollistë që rrezikonin pezullimin dhe të cilë nuk do të luajnë në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

“Komisioni i Disiplinës, i mbledhur sot, ka marrë vendimin e mëposhtëm: “Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a. Të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Në zbatim të nenit 32 të KDS, pezullimin e pjesshëm te ekzekutimit të dënimit duke shlyer detyrimisht gjysmën e duke vendosur zyrtarin ne provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.