Mesova lajmin e doreheqjes permes gazetave online. Edhe nje problem me shume per Vllaznine.

Si koleg mund te kuptoj dhe pranoj arsyet e tij profesionale nese do te kishte dhene doreheqjen me kohe, por jo ne keto momente te veshtira qe po kalon i gjithe vendi, jo vetem futbolli.

Gjithashtu, nese eshte e vertete, nuk e konsideroj sportive dhe humane qe si motiv per doreheqjen te perdoren lojtaret per ankesat e tyre.

Lojtaret jane ato qe kane sakrifikuar me shume nga te gjithe duke u perballuar me problemet nga me te ndryshmet, gjate gjithe ketyre viteve te fundit. Si te tille, ato nuk e meritojne te perdoren si motiv per doreheqjen o zgjidhjen e problemeve personale qe mund te kete trajneri. Ato meritojne vetem rrespekt e mirenjohje.

Periudha e punes time si drejtor tek Vllaznia ka qene dhe mbetet me e lumtura e gjithe jetes time ne futboll. Me mungon me shpirt qyteti dhe skuadra ime e zemres, por e shoh te pamundur absolutisht nje afrim timin, ne keto momente.

Per shume bashkeqytetare dhe dashamires te sportit, ndihem i rrespektuar dhe i vleresuar. Per shume pak te tjere, jam i pa deshiruar per drejtesine dhe ndershmerine time profesionale. Fatkeqesisht, jane ato te paktet qe vazhdojne te komandojne.

Shpresoj e lus Zotin me shpirt dhe me zemer qe Vllaznia te rikthehet ne eliten e futbollit permes privatizimit sa me te shpejte dhe me bashkeqytetare shkodrane profesioniste te vertete.