Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.
Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.
Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.
Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë:
Grupi A
- Lushnja
- Shiroka
- Erzeni
- Tërbuni
- Luzi 2008
- Veleçiku
- Naftëtari
- Gramshi
- Basania
- Vllaznia B
- Partizani B
- Eagle Football
Grupi B
- AF Luftëtari
- Apolonia
- Butrinti
- Bylis B
- Maliqi
- Tomori
- Devolli
- Delvina
- Këlcyra
- Albpetrol
- Memaliaj
Me miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026/27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.


