Thursday, August 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Mbrojtësi shkodran prezantohet te Bashkimi në Maqedoninë e Veriut

ZYRTARE/ Mbrojtësi shkodran prezantohet te Bashkimi në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Qendërmbrojtësi shkodran Xhulian Kapllanaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, duke u prezantuar zyrtarisht si futbollist i klubit Bashkimi, që militon në Superligën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi, i cili sezonin e kaluar u aktivizua në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar, pikërisht me Shirokën, tashmë do të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit.

Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar afrimin e tij, duke e bërë Kapllanajn një nga përforcimet për sezonin e ri. Kapllanaj njihet për forcën fizike, lojën në duelet ajrore dhe sigurinë në repartin difensiv, cilësi që Bashkimi synon t’i shfrytëzojë në objektivat e sezonit të ardhshëm.

Për 24-vjeçarin shkodran, ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierë dhe një mundësi për t’u afirmuar edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Klubi i Bashkimit ka nisur tashmë edicionin 2026-2027, ku Kapllanaj pritet të ketë një rol të rëndësishëm në prapavijë. Njoftimi për prezantimin e tij është publikuar nga klubi edhe në rrjetet sociale.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments