Kristjan Asllani po përshtatet shpjet te Interi, duke krijuar edhe dilema ë mendjen e Inzaghi-t për formacionin që do të përdori sezonin e ardhshëm. Të shumtë janë personalitetet e futbollit dhe gazetarët sportiv që i kanë thurur elozhe mesfushorit shqiptar.

I radhës është Francesco Maglia. Ish-skauti i Bologna-s ka thënë për “Gianlucadimarzio.com” se mjaftonte ta shihje Asllanin për dy minuta me Primaceran dhe e kuptoje se ishte një tjetër kategorie.

“Cezare Casadei dhe Kristjan Asllani janë dy djem që i sheh për dy minuta në Primavera dhe mjafton që të kuptoni se ishin nga një kategori tjetër. Por jo vetëm në nivel teknik.

Gjithashtu nga pikëpamja e zgjedhjeve dhe strukturës fizike. Në fakt, i pari u ble nga Interi, i dyti nga Chelsea i Tuchel-it. Jo keq”, ka thënë Francesco Maglia.