AF Elbasani ka nisur një projekt ambicioz sezonin e fundit, duke u shpallur kampion të Kategorisë së Tretë që në vitin e krijimit. Tashmë sfida e radhës është në një ligë më lart, teksa synim mbetet sërish ngjitja.

Bashkia po kontribuon në këtë klub, i cili kërkon t’i kthejë qytetit emocionet e futbollit. Për sezonin e ardhshëm është kërkuara nga FSHF, e drejta për t’i luajtur ndeshjet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dhe pse federata e ka për 2 vite tjera menaxhimin e stadiumit, kjo gjë nuk pritet të pengojë verdheblutë pasi janë ekip i qytetit. Do jetë privilegj, pasi “Elbasan Arena” do i ofrojë kushtet e duhura lojtarëve për të qenë pretendentë në Kategorinë e Dytë.

Kujtojmë se të njëjtin stadium e kanë përdorur një pjesë e mirë e klubeve të Superiores gjatë sezoneve të fundit, si për kampionat dhe Europë.