Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës sot teksa ka shqyrtuar kërkesat e disa lojtarëve dhe klubeve që kanë pasur ankesa nga Komisioni i Disiplinës. I vetmi ndryshim që ka bërë ky komision ka qenë ulja e dënimit me 12 muaj i dënimit për futbollistin e Elbasanit, Mateo Allkja i cili ishte dënuar me dy vite pezullim për agresion nga zyrtarit të ndeshjes. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi dënimin për pezullimin e fushës së Veleçikut dhe gjobën për këtë skuadër.

Vendimet e plota
1) Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 13.10.2017 (pika 7) si më poshtë:
Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.b) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë muaj) muaj pezullim nga aktiviteti.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
2) Lënien në fuqi të vendimit të Komsionit të Disiplinës datë 18.11.2017 (pika 5) si më poshtë:
Lojtari i KF “Devolli”, Staviol treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
3) Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 23.11.2017 (pika 5) si më poshtë:
KF “Veleçiku” , për sjellje të keqe të tifozeris së tij duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/2. të KDS , dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

© shkodrasport.com