Klubi i Skënderbeut ka reaguar zyrtarisht në lidhje me lajmet e përhapura për shkarkimin e trajnerit Ilir Daja, pas ndeshjes me Kukësin. Zyra për shtyp e korçarëve përmes një reagimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ka sqaruar edhe të vërtetën në lidhje me çështjen e kreut të pankinës. “Duke marrë shkas nga lajmi i përhapur sot qëllimisht në rrjetet sociale, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije qëndrimin e KF Skënderbeut:

Ilir Daja ka mbështetjen maksimale të gjithë drejtuesve bardhekuq dhe nuk mund ta shkarkoje nga posti i tij as Kukësi as edhe ndonjë ekip tjetër. Trajneri vijon punën i qetë për arritjen e objektivave të klubit.Për Ilir Dajën flasin arritjet e tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën europiane. Për të mos u zgjatur pasi jemi të përqëndruar maksimalisht tek ndeshja sot, Daja do të jetë edhe për shumë vite trajneri i Skënderbeut.
Zyra për Shtyp”, – shkruan klubi korçar.