Shume merzi dhe pesmatim tek te gjithe: Portieri Kristi Qarri u detyrua te braktise fushen e lojes ne minutat e fundit te sfides ndaj Teutes si rrjedhoje e nje demtimi te rende qe pesoi ne berryl. Ekzaminimet e para qe iu bene nga stafi mjekesor, kishin brenda friken e nje demtimi te rende.

Diten e djeshme nderkohe u bene te tjera ne Spitalin Rajonal te Shkodres ndersa sot portieri i Vllaznise ka udhetuar drejt kryeqytetit per te tjera ekzaminime. Ato jane bere dhe 22 vjeçari ka marre nje lajm te mire: Me shume mundesi, ai i ka shpetuar nje nderhyrje kirurgjikale.

Nje gje e tille eshte bere e ditur ne menyre ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” nga fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja, i cili ka edhe meriten e dhenies se ndihmes te pare ne momentin e demtimit te lojtarit ne ndeshjen e se shtunes.

Megjithate, tashme pritet edhe mendimi perfundimtar i nje kirurgu turk qe do te jape konkluzionin perfundimtar por gjasat jane qe Qarri te rikthehet ne fushen e lojes pas 3-4 javesh. Kjo gje padyshim qe e ka gezuar ate por edhe te gjithe pjestaret e Vllaznise.

Ai ka pesuar nje hematome ne kocken e berrylit, e po ashtu edhe zgjatje te ligamentit, por demtimi i pesuar mesa eshte pare nuk e ka bere te nevojshme operacionin. Nje gje e tille eshte nje lajm i mire sepse Qarri me paraqitjet e tij ne keto ndeshje te para te ketij sezoni, ka ofruar garanci per ekipin e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/