Rejan Alivoda eshte rikthyer te luaje si titullar ne formacionin e Vllaznise, pikerisht ne sfiden ndaj Teutes dhe ka bere mire duke marre edhe vleresimet e specialisteve. Per Ardi Beharin, ky lojtar ndoshta ishte me i miri i ndeshjes, pavaresisht se Balaj shenoi te dy golat e saj.
Trajneri i kombetares U17 nderkohe eshte ndalur edhe tel problemi i madh qe Vllaznia po has me mungesat, te cilat jane nje “kundershtar” me vete per Vllaznine ne gjithe keto jave te para te ketij kampionati.
“Vllaznia reagoi mire duke korigjuar problematiken e hasur nje jave me pare ne Laç. Stafi permiresoi shume gjera ne lojen mbrojtese dhe kjo e dha efektin e vet ne sfiden ndaj Teutes te cilen e fitoi me merite. Skuadra shkodrane duhet te rregulloje pikesepari ballancat e veta dhe nese ia del me kete, do te jete nje kundershtar i forte per te gjithe.
Ne ndeshjen ndaj Teutes per mendimin tim Alivoda beri nje ndeshje te mire dhe mund te them se ishte nder me te miret ne fushen e lojes, pavaresisht se Balaj shenoi dy gola. Alivoda pasin e pare gabim e ka bere ne minuten e 87-te, por ama vuajti shume fizikisht ne fundin e ndeshjes.
Per Vllaznine tashme gjerat veshtiresohen, edhe per shkak te kundershtareve qe do te kete perballe por edhe te fitoje ne rradhe te pare luften qe do te kete me mungesat. Jane disa mungesa te rendesishme qe skuadra do te kete duke filluar nga portieri Qarri, Hakaj, Asani, Juriç e te tjere, prandaj gjerat do te veshtiresohen dhe pritet te shohim me interes si do te reagoje Vllaznia ne fushen e lojes”./SHKODRA-SPORT.COM/