Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia pritet të nisë një tjetër etapë të rëndësishme të përgatitjeve për sezonin e ri. Sipas programit të hartuar nga stafi teknik dhe trajneri Edi Martini, kuqeblutë do të zhvendosen në Pukë, ku do të zhvillojnë një fazë të shkurtër përgatitore.
Qëndrimi në Pukë do t’i shërbejë skuadrës për të punuar në kushte të favorshme, me seanca intensive stërvitore dhe ngarkesë të lartë fizike. Krahas përgatitjes atletike, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet organizimit taktik, harmonizimit të repartëve dhe integrimit të futbollistëve të afruar gjatë kësaj vere.
Stafi teknik, me në krye trajnerin Edi Martini, synon ta shfrytëzojë maksimalisht këtë grumbullim për të rritur nivelin e ekipit, ndërsa nuk përjashtohet që gjatë qëndrimit në Pukë të zhvillohen edhe ndeshje të tjera miqësore.
Kjo fazë konsiderohet shumë e rëndësishme për Vllazninë, pasi do t’i japë mundësinë skuadrës të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për sfidat që e presin në sezonin 2026-2027.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


