Besëlidhja e Lezhës të shtunën e kaluar priti në shtëpi skuadrën e Korabit për të zhvilluar mes tyre takimin e javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Përballja mes lezhjanëve dhe skuadrës nga Peshkopia përfundoi me fitoren e miqve me shifrat 1-0.
Por kjo sfidë nuk ka kaluar pa kontestime. Pikërisht janë skuadra vendase e cila ngre dyshimet për një penallti të pa dhënë në favorin e tyre. Në një moment gjatë pjesës së dytë të takimit, në një dyluftim pa top mes lojtarit të Korabit dhe Besëlidhjes bën që futbollistit i lezhjanëve të rrëzohet në zonën e kundërshtarit.
Vendasit kanë pretenduar për penallti, por gjyqtari i sfidës nuk është i këtij mendimi duke vazhduar lojën rregullisht. Ky vendim ka “nervozuar” gjithë stafin e Besëlidhjes, të cilët ndihen të vjedhur, pasi penalltia mund të ndryshonte fatet e ndeshjes.
Kujtojmë se Besëlidhja mban vendin e fundit në Kategorinë e Parë me 10 pikë pas 13 sfidash të luajtura deri tani./newsport/