Pas Xhuliano Skukës dhe Eneo Bitrit, Partizani mund të humbasë një tjetër pjesë të rëndësishme në skuadër. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin Arinaldo Rrapaj i cili do të jetë largimi i radhës nga “Abissnet Superiore” për të vazhduar aventurën jashtë Shqipërisë.
Mesfushori i “Demave” pritetë të largohet drejt Bullgarisë ku do të firmosë me skuadrën e Ludogorets. Palët janë ende duke negociuar, por me shumë mundësi klubi bullgar do të paguajë klauzolën e largimit të Rrapaj.
Me këtë lëvizje, Rrapaj bëhet lojtari i tretë i rëndësishëm që largohet në mesin e sezonit nga Partizani. Më parë “Demat” shitën yllin e ekipit Xhuliano Skuka për një shifër rekord te Metz, si dhe kapitenin Eneo Bitri te klubi çek i Banik Ostrava.
Tashme mbetet per t’u pare se si stafi teknik do te arrije t’i zevendesoje keto lojtare te cilet kane qene shume te rendesishem per Partizanin ne repartet ku ato kane luajtur. Kuptohet qe do te jete shume e veshtire, por jo e pamundur.