Nje lajm fantastik per futbollin shkodran. 16 vjeçari Gjorgjino Zhuja ka kaluar me sukses testet e proves tek Akademia e Torinos dhe kjo e fundit tashme ka nisur procedurat per transferimin e ketij lojtari.

Diten e djeshme ka nisur drejt Klubit “Djelmnia shkodrane” qe zoteron kartonin e ketij futbollisti letren zyrtare te shfaqjes se interesit per te. Kemi te bejme me nje futbollist me te dhena te mira, i cili eshte i datelindjes 2006.

Zhuja bashke me dy sportiste te tjere dhe te shoqeruar nga trajneri Fatmir Marku, javen e kaluar kane qene per nje prove dyditore tek Torino. Duket se gjithçka ka shkuar ashtu si duhet per dy prej tyre. Kjo sepse ne fillim te kesaj jave, drejtuesit e kesaj Akademie kane zhvilluar nje mbledhje edhe me stafin teknik per te dale ne nje konkluzion perfundimtar per keta sportiste.

Dhe per Gjorgjino Zhujen vendimi duket se ka qene unanim. Ai ka bindur per aftesite e tij dhe per kete arsye, tashme tek Torino duan ta kene edhe me gjate ne dispozicion per ta testuar ashtu si duhet. Per kete arsye, kane filluar te bejne gati edhe dokumentacionin qe duhet per transferimin e tij.

Nderkohe per futbollistin tjeter Erman Pishtari, i datelindjes 2008, ai do te jete serish ne vezhgim per sezonin e ardhshem ne bashkepunim edhe mes dy Akademive.

Keto natyrisht qe jane lajme te mira per futbollin e moshave ne Shkoder sepse i hapet nje drite jeshile kalimit te tyre ne futbollin europian. Ne fakt, futbollistet e rinj te Akademise “Djelmnia shkodrane” kane nje privilegj sepse presidenti i tyre Benardin Kulla, ka shume njohje ne futbollin italian dhe si rrjedhoje e kane rrugen e hapur per t’u testuar dhe per te treguar vlerat e tyre.

Vitin e kaluar ka qene futbollisti Gabriel Kulla qe kaloi me sukseset testime dhe tashme eshte pjese e Akademise se Bolonjes. Nderkohe tani eshte rradha e Gjorgjino Zhujes ta baje kete hap, ndersa neser do te jete rradha e te tjereve.
Gjergj KOLA