Një raport i shtypit lokal tha se klubi Saudit Al-Nassr ka vendosur të shkarkojë trajnerin e ekipit, Luis Castro. Sipas gazetës saudite “Okaz”, Al-Nassr aspak e kënaqur me portugezin dhe paraqitjet e ekipit edhe pse kanë investuar pafund.
Gazeta shtoi se klubi saudit do të kontraktojë me trajnerin Stefano Pioli për të pasuar Kastron. Pioli u largua nga klubi italian AC Milan në fund të sezonit të kaluar. Ne fakt, Pioli ende paguhet nga Milani pasi u shkarkua. Kjo do të thoshte se duhet të heqë dorë nga rroga për muajt e mbetur deri në fund të sezonit.
Trajneri italian, ende pa ekip pas shkarkimit nga Milani, kishte bisedime me klubin arab gjatë verës por akordi nuk u gjet. Tani duket se diskutimet kanë rinisur dhe do te mbyllen me sukses.