Gjesti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë në Botëror u përhap në të gjithë botën, por padyshim bëri shumë bujë në Zvicër, në një moment shumë delikat kur flitet për emigracionin, suke u kthyer në temë debati. Ndaj “doppeladdler” (gjermanisht) dhe “gesto dell aquila” (italisht) që përfaqësojnë festimin me shqiponjë, janë zgjedhur si fjalët e vitit në Zvicër.

“Simboli i lirisë i shqiptarëve u përdor më pas më me vazhdimësi dhe në një kontekst krejt tjetër në vitin 2018 si pasojë e kësaj situate”, shpjegoi profesori Daniel Perrin, personi i cili drejton fondacionin “Fjala e vitit Zvicër”. Sipas tij, apo përfshinte emigrimin, natyralizimin dhe përjashtimin, atë që nënkupton të jesh zviceran. Publiku gjithashtu ishte shqetësuar me besnikërinë ndaj të huajve, të ardhurve dhe solidaritetin. Kjo nga fakti se edhe Stefan Lihtshtajner, sigurisht jo me prejardhje shqiptare, kishte festuar edhe ai me “shqiponjën”.

Si rrjedhojë, festimi me shqiponjë kaloi nga një gjest sportiv, në një gjest social e rriti ndërgjegjësimin ndaj kulturës zvicerane të ditëve të sotme. Ndaj ishte mëse e natyrshme, sipas personave përgjegjës që kanë zgjedhur fjalën e vitit, që festimi me shqiponjë ta përfaqësonte Zvicrën këtë vit. /vipsport.al/