...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTESulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta prezantohet tek skuadra e tij e re

Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta prezantohet tek skuadra e tij e re

Skuadra e Orikut ka bërë një tjetër afrim këtë merkato. Pas disa prurjeve radhën e ka Jasmin Raboshta për t’iu bashkuar ekipit bregdetar.

KF Oriku ka postuar në rrjetet sociale ditën e sotme prezantimin e sulmuesit. Raboshta edhe zyrtarisht i bashkohet skuadrës së qytetit të Orikumit. Sulmuesi ka një eksperiencë të madhe dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për blutë.

34 vjeçari kishte ngelur pa ekip pas eksperiencës së fundit me Lirinë në Kosovë, teksa në Shqipëri Vora ishte skuadra e fundit për shkodranin. Klubi i kategorisë së Dytë përforcohet me një “bomber” që e njeh mjaft mirë Superioren dhe Kategorinë e Parë.

Drejtuesit e Orikut presin shume nga aftesite e Rraboshtes i cili me siguri qe do ta beje siç duhet detyren e tij per te shenuar sa me shume gola dhe per ta ndihmuar kete skuader te arrije objektivat qe ajo ka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.