Arne Slot ka zbuluar planet e menjëhershme për blerjen e reFederiko Kieza përpara ndeshjes së fundit para pushimit ndërkombëtar. 26-vjeçari u zyrtarizua të enjten, por mbërrin pa minutanë fushë që nga përfundimi i Europianit në verë, pasi ishte lënëjashtë ekipit nga Juventusi.
Pyetja që të gjithë tifozët e Liverpulit prisnin që Slot t’i përgjigjej në konferencën e tij për shtyp të premten, ishte nëse do ta shihnim numrin 14 të ri të Liverpulit të dielën në “Old Trafford”.
“Ai do të stërvitet me ne sot, por ka një shans më të madh që ai të mos jetë në skuadër sesa të jetë”, tha Slot. “Por nëse shfaqen dëmtime në dy ditët e ardhshme, ne mund të kemi nevojë për të. Nuk pres që ai të jetë në skuadër, por nuk mund ta garantoj këtë”. Me Kërtis Xhons të vetmen mungesë për shkak dëmtimi kundër Junajtid, nuk ka gjasa të ketë ndonjë nevojë për të nxituar debutimin e Kiezës.
“Ne jemi të entuziazmuar që kemi nënshkruar me të. Sepse ai ështëdikush që mund të na ndihmojë të arrijmë objektivat tona dhetë përmirësojmë skuadrën. Sigurisht që jemi vërtet të emocionuar që e transferuam atë. Një nga gjërat më të mira tëpunës këtu, ajo që kam vënë re deri më tani, është kultura ekëtij ekipi, ata punojnë shumë për të arritur qëllimet e tyre.
Ai punon shumë brenda dhe jashtë fushës për të provuar tëmarrë më të mirën nga vetja, dhe ai e kombinon këtë meshënimin e golave, ndërsa është vërtet agresiv pa top. Ai mundtë luajë në shumë pozicione, në të djathtë, të majtë dhe ndoshta edhe në qendër. Kjo e bën atë një blerje interesante për ne. Ne duhet të kujdesemi për të në fillim, sepse ai nuk u stërvit me klubin në dy javët e fundit. Ai nuk ka luajtur ende shumëminuta, por ne kemi staf me performancë shumë të mirë, dhene do ta ndërtojmë atë në mënyrën e duhur dhe, shpresojmë, mund të shohim cilësinë e tij në të ardhmen e afërt”.