Në Itali e bëjnë të kryer largimin e kapitenit nga Milani. Teo Hernandez do të firmosë për Al Hilal pasi është arritur marrëveshja dhe lojtari më në fund ka pranuar përfundimisht.
27-vjeçari i përfaqësueses së Francës tregohej kundër kësaj lëvizje në fillimin e merkatos. Milani tashmë do të arkëtojë ndërkohë rreth 25 milionë euro nga largimi i Hernandez, që nuk ndodhej në planet e skuadrës.
Mbrojtësi do i bashkohet Inzagit tek Al Hilal. Në Seria A ishin rivalët më të mëdhenj, ndërsa për edicionin e ardhshëm do të punojnë bashkë.
Milani po arkëton financa të konsiderueshme me Igli Taren si drejtor sportiv. Bashkë me Reijnders janë rreth 80 milionë euro, që mund të shtohen bashkë me bonuset.