“Të stërvitësh Real Madridin është një nder dhe kënaqësi. Unë thashë se të fitosh nuk është e lehtë, por të fitosh me Real Madridin është pak më e lehtë se diku tjetër.” Kështu ka deklaruar Karlo Ançeloti, i ftuar i Radio Anch’io Sport në Rai Radio 1.

Ndeshja me Milanin në Champions League? “Qëllimi është të luajmë në finale, ne i kemi vënë vetes këtë synim përsëri këtë vit. Udhëtimi nuk ka qenë i lehtë deri më tani, kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u kualifikuar dhe pastaj do të shohim. Në Europë e vetmja skuadër që ka bërë një rrugë të qartë është Liverpuli, duke udhëhequr Ligën e Kampioneve dhe Premier Ligën, por në përiudhën mars-prill duhet të jemi gati për të fituar.

Shkarkimi i Fonsekës: “Unë mbetem i mendimit se shkarkimi i një trajneri është pjesë e punës së një trajneri. Jam shkarkuar një mijë herë. Kur ka probleme në një ekip, përgjegjësia bie vetëm mbi trajnerin. Fatkeqësisht, kështu është në punën e tij, trajneri është një njeri i vetmuar, sidomos në kohë vështirësish”.

Për modalitetet e shkarkimit të Fonsekës: “Ne mund të diskutojmë modalitetet, por në fund rezultati është që trajneri largohet, është një moment i trishtuar për një trajner. Fonseka e di që mund të ndodhë kur bën këtë lloj pune. Ata thonë se kur mbyllet dera, hapet një derë e re, ne trajnerëve na vjen keq kur na shkarkojnë, por ne e trajtojmë atë.

Çfarë i mungonte këtij Milani? “Është e vështirë të thuhet. Kur ne luajtëm kundër tyre, Milani luajti shumë mirë dhe e meritonte të fitonte, ndoshta nuk gjetën vazhdimësinë që kërkonin drejtuesit. Kur nuk gjendet vazhdimësia ka shumë arsye: trajneri i ri, nënshkrimet e reja, domosdoshmëria për të pasur kohë për të përshtatur të gjithë lojtarët, për fat të keq, përshtatja është në përputhje me rezultatet, veçanërisht në një klub të madh si Milani, marrëdhënia me Teo dhe Leao nuk është domosdoshmërisht e mirë.”

Për kampionatin e Serisë A : “Magjepsëse, ka shumë skuadra përpara. Interi është më i dëshmuari, ka një skuadër konkurruese. Atalanta po bën shkëlqyeshëm, ndërsa Napoli ka rilindur me punën dhe seriozitetin e Antonio Kontes”.

Të stërvitsëh një ekip kombëtar? “Nuk e kam marrë ende në konsideratë, më pëlqen të stërvitem çdo ditë”.

A nuk do të jetë Real Madridi klubi i fundit i Ançelotit? “Dhe kush e di, ju nuk mund ta dini këtë. Kushedi sa vite do të qëndroj këtu. Unë kam një kontratë dyvjeçare, por kontratat mund të prishen por edhe të zgjaten”.

Formati i ri i Ligës së Kampioneve: “Ka shumë më tepër surpriza. Skuadrat më të akredituara si ne, Siti dhe PSG kanë pasur më shumë probleme sesa skuadrat më pak të forta si Lilë apo Brest, tani në pozitat e para. Ky format i ri ka sjellë pak më shumë pasiguri. Por ka ende vend për tu rikuperuar”.