Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes pas Europianit të zhvilluar me Spanjën, aty ku 17-vjeçari rezultoi si një nga protagonistët kryesorë në triumfin e iberikasve.
E ardhmja duket e ndritur për sulmuesin, megjithatë shoku i skuadrës Mar- Andre Ter Stegen e fton talentin të qëndrojë me “këmbë në tokë”.
Ter Stegen, theksoi se Yamal është shumë i talentuar, por nuk duhet të shpërqëndrohet nga lëvdatat e aq më tepër nga ata që e krahasojnë me Lionel Messi.
Ne duhet t’i japim meritat Xavit, i cili është ai që i dha mundësinë. Ka diçka të veçantë tek ai.Shpresoj të mbajë “këmbët në tokë”, të mos dëgjojë lëvdata dhe të mendojë për momentin, që të vazhdojë të punojë për ekipin.
Ai ka ende vend për përmirësim, është shumë i ri, sapo ka filluar. Është rritur edhe fizikisht.Lamine e di se mund të mbështetet tek unë për çdo gjë që i nevojitet. Krahasimi me Messin? Nuk mund të krahasohen. Natyrisht që ne na mungon Leo.
Si futbollist është unik, mund ta shihni në çdo ndeshje, gjithmonë në nivelin më të lartë. Ai është më i miri i të gjitha kohërave”, u shpreh Ter Stegen.