HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni 'abonohet' me barazimet, merr vetëm një pikë edhe ndaj Adriatikut

Tërbuni ‘abonohet’ me barazimet, merr vetëm një pikë edhe ndaj Adriatikut

Terbuni “abonohet” me barazimet. Pas atij me Ilirine ne ndeshjen e pare te kampionatit, nje te tille ka marre edhe sot ne sfiden e dyte, ate te luajtur ne stadiumin e Vores ndaj ekipit te Adriatikut me te cilin eshte ndare ne shifrat e barabarta 3-3.

Madje duhet thene se pukjanet ndoshta kane qene me fat qe e kane marre kete pike sepse tre here kane qene ne disavantazh dhe ne te tre heret ka arritur te barazoje shifrat, madje te fundit e ka bere 8 minuta para fundit te ndeshjes.

Vendasit e Adriatikut kane kaluar ne avantazh ne minuten e 12-te me ane te futbollistit Hasani, por ne te 37-ten ka qene Jurgen Gjini qe ka barazuar shifrat. Megjithate ne shtesen e pjeses se pare ka qene Loci qe ka shenuar per Adriatikun dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per ta.

Ne fillimin e pjeses se dyte ka qene sulmuesi Vildan Kaçubela qe do te barazonte serish per Terbunin, megjithate ky rezultat zgjati pak minuta sepse Hasani do te shenonte edhe golin e trete per Adriatikun. Kur pjestaret e ketij te fundit menduan se e fituan ndeshjen, ka qene serish Jurgen Gjini qe ka shenuar ne minuten e 82-te.

Perfundimisht 3-3 dhe dy ekipet ndajne nga nje pike. Adriatiku tashme ka 4 te tilla ndersa Terbuni ka vetem dy pike. Ky i fundit do te prese javen e ardhshme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes ekipin e Basanias./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments