Trajneri i Egnatias Edlir Tetova është prezantuar në daljen për media shumë i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij, teksa ata u shpllën kampion me shifrat e thella 4-0 kundër Vllaznisë:
“Finale të thjeshta nuk ka. Mendoje se gjithçka ishte e merituar. Çunat janë fantastik. Më ndjekin në planin taktik. Kemi krijuar një superioritete mbi kundërshtarin. Dy golat erdhën nga tranzicioni.
Në pjesën e parë duhet të ishim më të qartë para porte. Kishim dy finale. Fillimisht me Dinamon në Kupë, bëmë gabime dhe u ndëshkuam, nuk mund të përsërisnim të njëjtat gabime edhe sot.
Gjithçka ka lidhje me punën. Lushkaj është marrë vetëm me goditjen nga linja e dytë. Regi është vlerë e shtuar. Mbas ndërrimit të skemës së Vllaznisë kishim probleme. U riktheva te skema 4-2-3-1 për të bllokuar krahun e djthatë të Vllazinsë.
Pastaj u freskuam me Melon. Kemi punuar shumë me goditjet standarte. Edhe njëhere po e përsërisë, djemtë ishin fantastik. Nuk mendoj që do ketë merkto në dalje shumë. Këto janë gjera që nuk më përkasin mua, i përket klubit”, Tetova.