Teuta e Edi Martinit e ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen miqesore ndaj Laçit te Armando Cungut. Sfida ne mes dy ekipeve te drejtuara nga trajneret shkodrane, u ka vlejtur shume atyre per te pare gjendjen e lojtareve vetem pak dite para startit te kampionatit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Emiliano Vila, ndërkohë që në minutën e 60-të, ishte shkodrani Preknicaj ai që dyfishoi shifrat. Golin e vetëm për skuadrën kurbinase e shënoi talenti Bibo në minutën e 90+3’.
Trajneri Martini, pas miqësores me Vllaznisë, ditën e djeshme testoi tjetër kundërshtar në Superiore për të parë se çfarë mund të bëjë ekipi këtë kampionat.
Nderkohe tashme eshte rradha e ekipit te Laçit per t’u perballur me shkodranet, pikerisht te shtunen ne oren 17:30 ne stadiumin e tyre dhe ne kete menyre te dy ekipet do t’i japin fund serise se miqesoreve.