Jose Mourinho nuk ka ndërmend të dorëzohet për shërbimet e Ilkay Gondogan. Trajneri portugez e dëshiron me çdo kusht mesfushorin e Barçës te Fenerbache.
Klubi turk është i gatshëm të shpenzojë 20 milionë euro për shërbimet e tij, pasi Gundogan shihet si shumë i rëndësishëm për formacionin e ekipit turk.
Pavarësisht ofertës së ofruar nga ekipi turk, drejtuesit e Barçës kërkojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e tij. Kjo pasi lojtari ka oferta edhe nga ekipe të tjera nga Arabia Saudite, me këto të fundit që ofrojnë dyfishin e shumës së ofruar nga Fenerbache.