Teuta tashmë e ka marrë vendimin, Enkeleid Dobi do të jetë trajneri për sezonin e ri në Superiore. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë klubit për “Panorama Sport”.
Klubi durrsak ishte i dyzuar mes tij dhe Ledian Memushajt, por tashmë gjithçka është vendosur.
Ish-trajneri i Kukësit do të zyrtarizohet ditën e shtunë.
Dobi ka drejtuar më parë Gornik Polkouice, deri në shtator 2024, ndërsa më parë ka qenë trajner te Kukësi dhe Uidzeu Lodz. Me vendlindje në Durrës, ai është një trajner që ka profilin e duhur për një skuadër që do të pretendojë.