...
HomeKRYESORETiago Mota lëshon Kiezën, trajneri i Juventusit kërkon Sançon

Tiago Mota lëshon Kiezën, trajneri i Juventusit kërkon Sançon

Tiago Mota ka vendosur se Federiko Kieza nuk është i domosdoshëm për skuadrën e tij.sancoFakti që edhe sulmuesi në orët e fundit ka dalë në kundërsulm të klubit duke kërkuar 10 milionë euro neto për rinovimin, pasi “Zonja e Vjetër” i ofroi 7, trajneri i ri i Juventusit ka dhënë ultimatumin e tij se futbollisti mund të dalë në shitje.

Madje, “timonieri” i bardhezinjve e ka individualizuar edhe zëvendësuesin e 26-vjeçarit, duke bërë emrin e Xhejdën Sanços. Futbollisti në pronësi të Mançester Junajtid është rikthyer në bazë, pas huazimit në sezonin e kaluar te gjermanët e Borusia Dortmund.

Te “Djajtë e kuq” gjithsesi anglezi nuk duket se do të konfirmohet, pasi 24- vjeçari nuk hyn në planet e trajnerit të konfirmuar, Erik Ten Hag, dhe pa dyshim që është gati të ribëjë valixhet, në varësi të ofertës më të mirë.

Në Dortmund sigurisht që e duan sërish, por këtë herë nuk do të pranohet me një ofertë huazimi, por duhen para kesh. Baza e kërkesës, 35 milionë euro, ndonëse në Torino besojnë se mund ta ulin pretendimet deri në 25.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.