Real Oviedo është skuadra e fundit që siguron ngjitjen në La Ligën spanjolle për sezonin e ardhshëm.
Pas 24 viteve pritje, klubi i njohur ia ka dalë të rikthehet në elitë, përmes ‘play off’. Real Oviedo ia doli të triumfoi 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Mirandes, pasi kishte humbur minimalisht në takimin e parë.
Klubi u rrëzua nga La Liga në vitin 2001 dhe nga ajo kohë ka kaluar probleme të mëdha. Në vitin 2012, Real Oviedo rrezikoi falimentin, për shkak të krizës financiare.
Megjithatë një nismë e tifozëve, të cilët blenë shumicën e aksioneve, shmangu katastrofën.
Pas rikthimit në elitë, festa ishte legjitime, me tifozët që pushtuan fushën dhe nga edicioni i ardhshëm do të kenë mundësinë të shohin skuadrën e tyre, duke u përballur me disa nga ekipet më të mira në botë.