Nga Maringlen ZHIVANI
Flamurtari do ta ketë brenda kësaj jave trajnerin e ri. Për drejtimin e këtij ekipi, kandidatët kryesorë janë pikërisht dy ish-trajnerët e Vllaznisë, Shpëtim Duro dhe Qatip Osmani, të cilët duket se janë emrat më të preferuar.
Të dy ata kanë qenë ndër më të parët të lakuar si kandidatë potencial për pankinën vlonjate, ndonëse ditët e fundit u përfol edhe mundësia e marrjes së ish- trajnerit të kombëtares Giani De Biasi.
Në ditët në vijim, mbetet për t’u parë se kush do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit, por në fakt, si Shpëtim Duro dhe Qatip Osmani janë kandidatët kryesorë, të cilët që të dy janë njerëz shumë seriozë në punën e tyre.