Vllaznia mbreme barazoi 0-0 ndaj Tiranes ne “Selman Stermasi” ne ndeshjen e rradhes per kampionat, por ne fakt edhe mund ta kishte fituar nisur nga rastet qe iu krijuan gjate saj dhe sidomos ai i Shtubines ne fund, mund te kishte rezultuar shume percaktues per kuqeblute.
Por ne fakt, ka patur raste qe kuqeblute kane arritur fitore me shume vlere ne Tirane ndaj ketij kundershtari. Nje prej ketyre rasteve ka qene pikerisht ballafaqimi i vitit 1997 kur ata fitonin 1-0 pikerisht ne kete stadum, ne “Selman Stermasi”.
Ka qene protagonisti i atij goli, Altin Xhahysa, ai qe na e ka sjelle ne memorie kete ndeshje, pikerisht teksa ka publikuar nje foto te asaj ndeshje, pikerisht ne momentin e festimit te golit shenuar nga ai.
“Goli kunder Tiranes ne Tirane. Fituar nga Vllaznia ne 97-en. Ne foto Sinani, Volumi, Cungu, Bushi”- shkruan Xhahysa. Kjo ndeshje eshte luajur me 8 gusht 1997 dhe formacioni i Vllaznise se asaj ndeshje ka qene ky: P. Martini, Noga, Zmijani, Dibra, Dervishi, Cungu, Xhahysa, Lici, Jahja, Shllaku e Sinani. Trajner nderkohe ishte Hysen Dedja.
Ky i fundit aktualisht sot eshte trajner i ekipit Vllaznia B dhe punon po ashtu edhe tek Akademia Vllaznia. Megjithate tek ai ende edhe sot eshte e fresket nostalgjia e kujtimeve te bukura te karrieres se tij kur ka arritur te fitoje edhe trofe me Vllaznine.