Vllaznia eshte shpallur sot kampione e Shqiperise ne boks, titull ky qe ishte i 23-ti per te. Nje sukses i jashtezakonshem per ekipin shkodran qe drejtohet nga i mirenjohur Zef Gjoni.

E menjëherë pas përfundimit të kampionatit, trajneri i shkodranëve, Zef Gjoni, do të deklaronte për RTSH Sport. “Kanë ardhur boksierë që boksojnë në Itali – thotë Gjoni – si Barameta, Nurja dhe Rama, që kanë bërë disa ndeshje profesioniste. Pra ky kampionat u bë i bukur dhe i fortë. Ndaj dhe lufta ishte e fortë. Ne arritëm të fitojmë titullin e 23-të, me pesë kampionë individual”.

Çfarë e dalloi Vllazninë nga kundërshtarët e tjerë? Gjoni e ka një përgjigje, ndërsa pohon: “Ne jemi më të përgatitur se kundërshtarët. Bëjmë stërvitje gjithëvjetore dhe ne dominojmë gjithmonë kampionatin”.

Konsiderohet babai i boksit shqiptar që pas rikthimit të sportit të dorezave pas viteve 1990. Gjoni tregon se nuk ka ndërmend të tërhiqet… “Asnjëherë jo. Deri 80 vjeç do të jem aty e më pas do t’i lë dorezat në ring”. Ndërkohë boksieri më teknik është shpallur Denis Nurja i Tiranës, Geljano Rojko i perspektivës, Rexhildo Zeneli më i miri i kampionatit, kurse më luftaraku Alesandro Ramo.

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT TË BOKSIT

PESHA 52 KG BAKALLI (TIRANA) – BAJOKU (VLLAZNIA) 0-3

PESHA 56 KG SHAQIRI (VLLAZNIA) – NEZAJ (TIRANA) 2-1

PESHA 60 KG K.ZENELI (FLAMURTARI) – LUSHNJARI (ELBASANI) (FITON KRENAR ZENELI ME NOKAUT NË RAUNDIN E PARË)

PESHA 64 KG R.ZENELI (VLLAZNIA) – TUSHA (TIRANA) 3-0

PESHA 69 KG ELJAZI (VLLAZNIA) – NURJA (TIRANA) (FITON NURJA ME AB NË RAUNDIN E TRETË)

PESHA 75 KG BERMETA (TIRANA) – KAJOSHI (VLLAZNIA) 3-0

PESHA 81 KG VJERDHA (VLLAZNIA) – RAMAJ (TIRANA) 0-3

PESHA 91 KG DEMAJ (VLLAZNIA) – TEMA (TEUTA) 3-0

PESHA +91 KG ROJKU (TEUTA) – LAÇI (TIRANA) 3-0

BOKSIERI MË TEKNIK: DENIS NURJA (TIRANA)

BOKSIERI I PERSPEKTIVËS: GELJANO ROJKU (TEUTA)

BOKSIERI MË LUFTARAK: ALESANDRO RAMO (TIRANA)

BOKSIERI MË I MIRË: REXHILDO ZENELI (VLLAZNIA)