Javet e fundit ndoshta nuk ka kaluar momente te mira. U kritikua publikisht nga ana e trajnerit Jonuz ne ndeshjen me Partizanin ku ishte fajtor ne pesimin e golit te pare dhe te dyte te te kuqve. Po ashtu, ndonje kritike edhe per golin e pare te pesuar ndaj Laçit.

Megjithate Alen Sherri “qendroi ne kembe”. Padyshim duke patur edhe mbeshtetjen e stafit qe vertete “i dha ndonje shuplake”, por edhe e mbrojti dhe shfaqi serish gjithe besimin tek aftesite e tij.

Dhe 22 vjeçari ia shperbleu. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Tiranes, ka qene nje nga me te miret ne fushen e lojes. Ka bere mrekulline me grushtimin e nje topi te gjuajtur nga Batha ne pjesen e pare dhe e mbajti te paprekur rrjeten e portes se tij.

Po ashtu edhe ne pjesen e dyte beri serish mire ne 2-3 momente qe u krijuan. Shtatelarti i portes kuptohet qe konsiderohet nje element i rendesishem dhe prova e kaluar me sukses dje kuptohet qe do ta ndihmoje ate per te qene nje pike referimi e kuqebluve edhe ne ndeshjet e ardhshme.
www.shkodrasport.com