Elia Kaprile është blerë zyrtarisht nga Kaljari. Napoli ka njoftuar se e ka shitur për 8 milionë euro.
“Napoli njofton se Kaljari ka ushtruar të drejtën e opsionit, për blerjen e përhershme, të performancave sportive të futbollistit Elia Kaprile.
Elia shkon me fat të mirë për vazhdimin e karrierës së tij sportive”.
Ndërkohë, për një portier që largohet, si Kaprile, Napoli po përgatitet të sigurojë një tjetër, Aleks Meret. Negociatat e gjata për rinovimin e kontratës së portierit Friulian, që skadon më 30 qershor, tani kanë arritur në detaje.
Simone Skufet, i cili mbërriti nga Kaljari në janar në mënyrë të përkohshme është gati të kthehet në Sardenjë pasi ka bërë vetëm një paraqitje, po i thotë gjithashtu lamtumirë axurrëve. Dhe negociatat me Torinon për Milinkoviç-Saviç vazhdojnë.