Ka përfunduar me sukses kursi UEFA B Fitness Coach, i organizuar për herë të parë nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, me shpërndarjen e certifikatave për 32 pjesëmarrësit që ndoqën me sukses trajnimin, mes tyre edhe 5 vajza.

Në mes të diplomuarve janë edhe dy trajnerë shkodranë, pikërisht Fation Kadija që është pjesë e KF Vllaznia si dhe Rudi Piraniqi, trajner i KF Shkodra. Po ashtu, është diplomuar edhe ish- trajneri i përgatitjes fizike të Vllaznisë Aurel Locaj.

Të gjithë pjesëmarrësit që kaluan me sukses fazat e kursit u pajisën me certifikatat përkatëse, duke marrë zyrtarisht diplomën e përgatitjes fizike në nivelin UEFA B.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të trajnerëve të përgatitjes fizike dhe në rritjen e cilësisë së stërvitjes në futbollin shqiptar.