Eliminimi nga “Conference League” nuk eshte pritur mire nga tifozet por edhe drejtuesi e Partizanit te cilet kane shprehur pakenaqesine e tyre ne lidhje me futbollistet, por edhe stafin teknik te cilet sipas tyre nuk bene paraqitjen e duhur ne keto ndeshje.
Nga ana tjeter trajneri Orges Shehi duke folur per mediat pas ndeshjes se mbremshme ndaj Iberias (e mbyllur ne barazim 0-0) eshte ndalur edhe tek çeshtja e merkatos, per te cilen eshte shprehur:
“Unë nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, sepse realisht na duhen lojtarë. Nuk e di situatën e Maget, që me shumë mundësi mund të lëvizë. Largimi i Muratajt gjithashtu na sjell nevojë për lojtarë të rinj. Na duhen edhe dy lojtarë anësorë. Ana psikologjike nuk duhet të jetë e ulët.
Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, por kur ke kështu problematikash, del në turin e dytë, kështu që nuk kemi përse i ngarkojmë lojtarët me ndonjë përgjegjësi të madhe sikur u bë hataja. Në Europë të gjithë ekipet luajnë futboll. Kemi Prekën të dëmtuar, Taipin nuk e dimë çfarë ka tani. Kampionati nis shpejt, duhet të konfigurohemi dhe të vazhdojmë punën”.