Kjo fotografi i perket vitit 2004 dhe eshte realizuar ne diten e 65 vjetorit te lindjes se basketbollistit te mirenjohur Renato Radoja.

Klubi shume sportesh Vllaznia ne bashkepunim me Bashkine e qytetit te Shkodres, per te nderuar kontributin e vlerat e mjeshtrit te merituar  te sportit Radoja kishin menduar te festonin kete ditelindje te Radojes duke ftuar te gjithe shoket me te cilet ai ka luajtur jo vetem me Vllaznine, 17 Nentorin e Tiranes dhe ekipin kombetar.

Pas takimit miqesor te zhvilluar ne Pallatin e Sportit te qytetit tone qe u ndoq me interesim nga qindra sportdashes,sigurisht fansa te Radojes,u realizue edhe kjo fotografi perpara hyrjes se Turizmit Rozafa. Ne mes te ftuareve eshte dhe ish Kryetari i Bashkise se Shkodres z.Bahri Borici dhe sekretari i klubit shumesportesh
Rrok Hila.

Pa dyshim me interes per lexuesin eshte dhe njohja me protogonistet e basketbollit shqiptare te gjithe mjeshtra te merituar sporti e me tituj te tjere nderimi nga Presidenca e F.SH.B, ku bie ne sy 91 vjecari Muhamet Sokoli, dhe nje radhe me larte ttranieri i mirenjohur i Tiranes e Ekipit Kombetar Fehti Borova.

Ne radhen e pare poshte jane te paharruarit e basketbollit shkodrane, Petrit Osmani, Bujar Golemi, Korab Llazani dhe Avenir Kalaja. Po ne kete radhe eshte edhe ish drejtuesi i sportit  prane Vllaznise dhe gjyqtar basketbolli Lutfi Haliti me basketbollistin e Partizanit Permeti.

Ne radhen e dyte lart eshte ish kolegu yne, i ndjeri Ymer Striniqi ka ne krah tetij nje nga figurat me simpatike te basketbollit shqiptar Muhamet Permati (Pata), Bujar Shehu dhe pas tij gjyqtari nderkombetar Virgjil Karaj si gjithnje simpatizues i Vllaznise dhe i mirepritur nga sportdashesit shkodrane, i cili eshte i shoqeruar ne kete takim nga koleget e tij Xhorxhi Shundi e Faruk Rizvanolli.

Doktor Zyhdi Çoba nje nga organizatoret e ketij takimi ka afruar nje nga sportdashesit me te zjarrte te Radojes, Rasim Bashen. Ndersa ish basketbollisti Lorenc Mosi eshte dhe ne rolin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut, e afer tij nje tjeter emer i madh i basketbollit shqiptar Njazi Lleshi.

Dy protogonistet e Vllaznise mjeshtrat e merituar Renato Radoja e Filip Guraziu, kane afruar shoket e tyre Vaso Shaka, Agim Lahi, Hysen Sharra, Artan Kuqo e me larte shkodrani Angjelin Shiroka.

Nje takim ky i paharruar qe nderonte nje nga basketbollistet me te shquar te basketbollit shqiptar Renato Radojen kampion me ish- 17 Nentorin e Tiranes, Vllaznine dhe i paharruar prezantimi i tij ne Ballkaniaden e Tiranes ne vitin  1965.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE