Çelsi ka zyrtarizuar transferimin e Zhoao Feliksit nga Atletiko e Madridit në një marrëveshje me vlerë 46.3 milionë paund, ndërsa Konor Gallager ka lëvizur në drejtim të kundërt për 36 milionë paund.
Blutë kanë paguar një tarifë fikse prej 42 milionë paundësh për Feliksin, plus 4.3 milionë paund të tjera që do të jenë bonuset, ndërsa sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në “Stamford Bridge”. 24- vjeçari kthehet te Çelsi me një marrëveshje të përhershme, pasi kaloi gjashtë muaj në formë huazimi gjatë në verën e vitit 2016 nga Borusia e Dortmundit, u tërhoq ngafutbolli ndërkombëtar në fillimtë kësaj jave dhe në fund tëkarrierës së tij ai do tëpërqendrohet vetëm në punëne tij për të zgjatur karrierënnë nivel klubi. gjysmës së dytë të sezonit 2022-23, ku shënoi katër gola në 16 paraqitje në Premier Ligë.
Feliks e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Barcelona ku shënoi 10 gola në 44 paraqitje, por për shkak të problemeve financiare, katalanasit nuk e transferuan përfundimisht këtë verë. Pasi firmosi kontratën me klubin anglez, ai tha: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Çelsi dhe mezi pres të filloj. Mund të shoh disa fytyra të njohura nga hera e fundit që isha këtu, gjë që është gjithmonë e bukur dhe u thashë miqve dhe familjes se do të doja të kthehesha në Premier Ligë një ditë. Ta bësh këtë me Çelsin është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam i emocionuar që do të rikthehem”. Ndërsa duke folur në konferencën për shtyp përpara debutimit të tij në Europë, trajneri i Çelsit, Enco Mareska tha në lidhje me këtë transferim: “Ai është një lojtar i mirë dhe klubi tashmë e njeh atë prej nga dy vjet më parë. E mira e Zhoaos është se ai mund të luajë në pozicione të ndryshme me ne, si në qendër, si numër 9 dhe në krah”.
Feliks bëhet kështu transferimi i 13-të i Çelsit këtë merkato verore, një rekord absolut. Megjithatë, shpenzimet e klubit nga Londra Perëndimore, mund të mos kenë përfunduar ende, pasi kuptohet se ata do të përpiqen të nënshkruajnë me një sulmues të ri gjatë kësaj dritareje merkatoje. Viktor Osimhen i Napolit ka qenë një objektiv gjatë gjithë verës, por për momentin Çelsi nuk do të ishte i gatshëm të nënshkruante me nigerianin një kontratë të përhershme.