Alan Varela është lojtari i momentit në merkaton europiane. Sigurisht, jo tani, por brenda një viti. Mesfushori është ndër ata lojtarë që po shkëlqen në futbollin profesionist europian në skuadrën e Portos.
Varela në sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje me fanellën e Portos, duke regjistruar dy gola dhe dy asiste. Ai disa herë ka fituar vëmendje mediatike me performancat e tij sidomos prej thyerjes së aksioneve që ka implementuar në fushë, një pikë e fortë e tij.
Performancat e bujshme të 22-vjeçarit argjentinas e kanë vendosur atë në qendrën e vëmëndes. Deri tani, klubet big që e kërkojnë Liverpool, Paris Saint-Germain dhe City. Kostoja e blerjes, 60 mln euro./telesport/