Diten e sotme eshte permbyllur kursi i perditesimit te licenses se pergatitesit atletik. Ne te kane marre pjese rreth 40 trajnere dhe mes tyre kane qene edhe tre shkodrane dhe nje lezhjan qe eshte pjese e stafit te Vllaznise. Behet fjale per Aurel Locaj, Arben Parmezen, Fation Kadine dhe Damian Bekteshin.
Ky kurs eshte organizuar nga Sektori i Performancës në FSHF dhe ka patur për qëllim përditësimin e pjesëmarrësve të të gjitha licencave të përgatitjes fizike me tendencat më të fundit në përgatitjen atletike, përdorimi i GPS-it dhe sistemit Live në monitorimin e performancës, përgatitja specifike e portierëve dhe teknologjitë e reja në fushën e stërvitjes.
Gjithashtu, është trajtuar situata aktuale e profesionit, me fokus të veçantë te shkarkimet e fundit nga klubet dhe kualifikimet e reja të kërkuara. Do të prezantohet edhe rruga e re e licencimit UEFA B për përgatitësit e fitnesit, në të cilën duhet të marrin pjesë të gjithë për të përfituar kualifikimin e nevojshëm.
Ne kete kurs kane referuar Iris Selimi, përgatitës atletik i Kombëtares, Erion Meta, përgjegjës i portierëve, Daniele Cenci, i ftuar special nga Italia, përgatitës i K-Sport dhe Xhoen Tugu, video analist i Kombëtares U21.